gselaci.wordpress.com

Posts Tagged ‘antagonizmi’

Ethnic Politics in Post-Conflict Kosovo: Agonistic democracy as an alternative to antagonistic interethnic relations in post-conflict Kosovo

In Kosova, Politikat etnike on 15 July, 2009 at 20:53

Gëzim Selaci

Abstract: A decade since international actors engaged in peace-building and state-building processes in Kosovo, tensions still prevail between the two main ethnic groups, namely the Albanian majority and the Serb minority, in the country. After failing to build a rational consensus in a deeply divided Kosovo society, international actors have shifted the focus towards legalising the ethnic divisions by creating or allowing for state institutions to function on the grounds of ethnicity, thus perpetuating ethnic antagonisms. The technocratic approach of international state-building in Kosovo is sceptical about the domestic political process and sees it as damaging to the plans for Kosovo. However, as an outcome of impeding the political process antagonisms take more radical forms and the formation of new political identities, that overcome ethnicity, is prevented. This study considers pluralist democracy and politics of inclusion as a strategy for allowing communities to articulate and debate their political values and aspirations at a national level. Pluralist democracy would facilitate agonistic relations in which conflict is characterised by a struggle between political adversaries whose existence is legitimate and must be tolerated, thus replacing actual antagonistic relations between enemies seeking to eliminate each-other. Nevertheless, a consensus about certain rules of ‘the game’ regarding the space and the context in which deliberation could take place, as well as and with regard to certain procedures of decision-making, is necessary.

 

One of the fallacies in the discourse on the cause and origin of war in Kosovo is that it represents the unfolding of ancient ethnic hatreds, after the collapse of the communist regime, in an unfortunate democratic experiment where leaders could mobilise masses into inter-ethnic violence.

Nonetheless, following on Gagnons (2004) account of ethnic violence in Yugoslavia, this paper challenges the assumptions that the war in Kosovo originated from historical sentiments and democratic expression of the wider population. The paper will argue that the root cause of ethnic conflict in Kosovo rests with a power struggle between elites, which is perpetuated through unmet human needs and misunderstandings among the general populace.

Failing to understand the true nature of the conflict and power relations, international actors operating in post-war Kosovo took a wrong approach to its solution, an approach which was grounded on the assumptions of years of nationalistic propaganda and centuries of adjourned ethnic hatreds. In accordance with this assumption, the international administration found no other viable way to accommodate the ethnic communities save legalising ethnic divisions by building institutions that would operate on ethnically based values, a policy which actually contributed to the ethnicization of politics.

Perhaps working from the inaccurate hypothesis that the democratic experiment brought to power irresponsible elites, the international administration is sceptical about the political and democratic expression of the people. Hence its politics of peace and state-building is founded on external regulation and negligence of the domestic political process by denying the expression of the political aspirations of local people. 

The two main arrangements proposed to end the war and give a go-ahead to an international presence in Kosovo, namely the UN Security Council Resolution 1244 and the Comprehensive Status Proposal, are obvious cases of this denial as they consist of plans designed by technocrats based on their judgements of what could be the most viable answer: a prejudged compromised solution accepted by both sides. However they give no chance to genuine deliberation and debate in which local parties are allowed to articulate their dissent and political viewpoints, eventually resulting in a solution accepted by both parties.

However, as the conflict was rather an expression of a power struggle between elites, these solutions were not proven successful in two respects. The international administration is failing (1) to create political identities that overcome the ethnic ones, and (2) to legitimise the state it tries to build. How so?

First, the politics of international state-building is legalising interethnic divisions and is failing to give way to values-based political identities that overcome the ethnic ones. This is because rejecting the plurality of political viewpoints and dissents, seeking to blur political differences, impede the constitution of distinct political identities other than those based exclusively on ethnicity and antidemocratic identities. Second, the insistence on external regulations and the impediment of political expression of the local people is failing to legitimise the state institutions. The legitimacy deficit, therefore, is due to the insistence on building consensus and refusal of contestation and confrontation which is causing a disenchantment of people with their political leaders and parties and apathy on their part towards political participation.

Therefore, in order to build legitimacy and facilitate the creation of political identities in Kosovo, the idea of radical democracy and agonistic politics is proposed (as a model of democracy with politicised foundations) as an alternative to international administration and supervision which reduces political participation in favour of implementation of plans designed from outside the domestic political process. By facilitating respect for the ‘other’ as legitimate political adversaries, agonistic politics could overcome the antagonist relations between ethnicities that look at one another as an enemy to be destroyed.

Nevertheless, in order to facilitate the proposed political process and avoid a possible domination of extremist parties, a minimal consensus on certain rules regarding the space and the context in which deliberation takes place is required. This consensus on rules of the political ‘game’ has to come from the citizens as a result of discussion and negotiations in a setting of deliberative politics, and not be imposed from outside the society. Nonetheless, the rules of engagement should be within the legal institutions of the state of Kosovo and its representatives built under auspices of the UN.

The paper is divided into six sections. The first five sections comprise of a background to the conflict in Kosovo, continuing with empirical arguments in relation to the politics of international peace-building therein and its impact in ethnic relations. In section five I propose radical democracy as an alternative to antagonist inter-ethnic relations in Kosovo. The last section lays the normative framework for agonistic politics as the synthesis in the dialectical relations between antagonist communities and an attempt to build consensus by impeding politics.

 (Continues…)

Paper published at: Albanian Journal of Politics V(1) (June 2009)

Dialektika e marrëdhënieve ndëretnike dhe Žižeku në Kosovë

In Politikat etnike, Teoricienë on 18 May, 2009 at 07:26

Gëzim Selaci

Një dekadë e projektit të ndërtimit të paqes në Kosovë dhe tensionet e konflikti akoma vazhdojnë t’i karakterizojnë marrëdhëniet ndër-etnike në mes shqiptarëve dhe serbëve në vend. Dhjetë vite të angazhimit të shumë aktorëve ndërkombëtar, që nga organizata mbikombëtare, qeveritare e joqeveritare, shtete individuale dhe shuma të mëdha fondesh, burime jomodeste, si dhe departamente e institucione shtetërore kanë dështuar të ndërtojnë paqen ndërmjet grupeve etnike antagoniste në Kosovë.

Por, cila është lidhja e kësaj me vizitën e filozofit Slavoj Žižek në Kosovë? Besoj se kjo vizitë do të mund të frymëzonte që të përdorim analizat e tij për të ndriçuar proceset dhe politikat etnike në Kosovë, për të gjetur shkakun e marrëdhënieve antagoniste ndër-etnike dhe eventualisht për të propozuar zgjidhje të mundshme. Në këtë shkrim, do të bëjë pikërisht këtë, duke përdorë analizën e tij të bazuar në tipat e mohimit të politikes (the poltical).

Ajo çfarë nënkuptoj këtu me nocionin e politikes (the political) është përpjekja e demosit për t’u bërë subjekt politik me fuqi për të vendosur për fatin e vet, duke kërkuar qe zëri i tyre të dëgjohet në sferën publike kundër atyre në pushtet.

 Antagonizmi

 Inercia e marrëdhënieve të mëhershme ndërmjet bashkësisë shqiptare dhe serbe në Kosovë si dhe perceptimi se është e pamundur që këto bashkësi të jetojnë bashkë në paqe, nuk u siguron atyre tjetër vizion përveç që të shohin ‘tjetrin’ si armik të cilin duhet eliminuar për të realizuar qëllimet ‘tona’. Kjo ka ndodhur pikërisht ngase konstruktimi i kategorive indentitare ‘ne’ dhe ‘ata’ është bërë në kontekst ku angazhimi politik ka munguar dhe ‘tjetri’ është konstruktuar si një kundërshtar jolegjitim, apo armik, të cilin duhet luftuar me çfarëdo mënyre dhe mjete deri në eliminim.  

 Duke qenë skeptike në vlerën e procesit politik në Kosovën e pasluftës, Bashkësia Ndërkombëtare ka mohuar dhe penguar ‘luftën’ politike ndërmjet aspiratave dhe interesave të bashkësive të ndryshme në Kosovë, dhe ka ndaluar që këto interesa të dëgjohen dhe të njihen si zëra të partnerëve legjitim, ose siç e quan Žižek këtë fenomen ‘moment politik’.

 Aq rëndësi të madhe i kushton ai ‘momentit politik’ sa që beson se e tërë historia e mendimit politik në fund të fundit është seri e mohimit të këtij momenti politik. Sipas tipologjisë së Žižekut, ka disa mënyra se si mohohet momenti politik, prej të cilave ultra-politika është mënyra antagoniste që ngërthen nocionin e luftës dhe konfliktit të pashmangshëm, sipas konceptit të Carl Shcmittit për politiken.

 Termi ultra-politikë në këtë tipologji i referohet përpjekjes për të depolitizuar konfliktin duke e çuar atë në ekstremitet, përmes militarizmit të politikës.’ Konflikti në thelb politik në Kosovë, depolitizohet duke u vlerësuar se lufta ndër-etnike në Kosovë ka qenë shpalosje e urrejtjeve antike ndërmjet etnive, dhe jo rezultat i ambientit dhe kushteve të caktuara politike. Depolitizimi i i konfliktit ka çmimin e saj, ngase në ultra-politikë, politika ‘e shtypur’ kthehet në maskën e përpjekjes për të dalë nga qorrsokaku i konfliktit duke e radikalizuar atë – përmes formulimit të tij si luftë ndërmjet ‘neve’ dhe ‘atyre’, dhe kështu ndodh militarizimi i politikës. Si rezultat i këtij pezullimi të politikës, që nuk i jep shans zgjidhjes së konfliktit dhe negocimit të qëndrimeve, në shesh dalin fundamentalizmat, racizmi dhe etnofobia. Prandaj, e djathta e skajshme flet për luftë reale (warfare) dhe jo ‘luftë’ simbolike (struggle) të bashkësive etnike.

 Konsensusi pa politikë

 Të verbuar nga ideja se marrëdhëniet ndërmjet bashkësive etnike në Kosovë karakterizohen nga angatonizma shekullorë, nuk është parë ndonjë mundësi për të krijuar një konsensus mbi rregullat e ‘lojës’ politike, që do të mundësonin angazhimin aktiv të bashkësive dhe përfshirjen e aspiratave politike të tyre në sferën publike, procesi politik është neglizhuar, duke i privuar njerëzit nga shprehja e aspiratave të tyre politike.

 Që nga fillimi i angazhimit të aktorëve ndërkombëtarë në  Kosovë, është insistuar që konsensusi të arrihet jo si rezultat i diskutimit në sferën publike, por duke u imponuar nga jashtë shoqërisë si zgjidhja më e pranuar dhe më e mirë/më pak e keqe e paramenduar nga agjentë ndërkombëtarë. Përgjithësisht, ky projekt i konsensusit të imponuar ka pasur sukses në mesin e elitës politike shqiptare, duke u justifikuar si çmim që duhet paguar për hir të ‘interesave të mëdha’ për paqe në vend dhe pavarësi nga Serbia. Natyrisht, ky insistim bazohet në logjikën e neo-liberalizmit që priret të jetë i padurueshëm ndaj pluralizmit, ngaqë nuk sheh ndonjë alternativë të pluralizmit antagonist, përveç konsensusit të imponuar nga jashtë shoqëritë.

 T’i kthehemi tipologjisë së Žižekut; ai i identifikon dy mënyra të mohimit të politikës përmes kërkimit të bashkëpunimit harmonik: arke-politika dhe ‘para-politika’ liberale. E para i referohet ‘përpjekjes komunitariste për të definuar një hapësirë shoqërore tradicionale, të strukturuar organikisht, homogjene që nuk lë boshllëk ku do të shfaqej momenti politik’, ndërsa e dyta emërton ‘përpjekjen për të depolitizuar politikën—atëherë kur pranohet konflikti politik, por riformulohet në garë brenda hapësirës përfaqësuese, ndërmjet partive/agjentëve të pranuar, për zënie (të përkohshme) të posteve të pushtetit ekzekutiv’ Më pas ai vazhdon të analizojë mënyrën se si para-politika materializohet në ‘përpjekjen për të çantagonizuar politikën duke formuluar rregulla të qarta [formale demokratike] të cilave duhet bindur në mënyrë që procedura agoniste të mos shpërthejë në politikë të vërtetë.’

 Duket që kjo e fundit të jetë shumë e vlefshme në regjimin politik të Kosovës, ku fati i shtetit dhe i popullit përcaktohet nga plane të hartuara nga teknokratë të jashtëm të depolitizuar, ndërsa lufta për pushtet ndërmjet partive është reduktuar në zënie të posteve politike thjesht për të kryer rolin e implementimit të atyre planeve dhe jo gjithaq për të hartuar politika.

 Mirëpo, Žižek në analizën e tij e identifikon edhe një tip të shfuqizimit të politikës, të cilën ai e quan ‘post-politika postmoderne’ dhe me të cilën ai nënkupton ‘formën që jo vetëm e shtyp politiken (the political) […] por për më tepër në të vërtetë e përjashton atë…’ Mungesa e një hapësire politike ku bashkësitë do të mund të shprehin vullnetet e tyre politike dhe eventualisht t’i negocionin ato, i nxit bashkësitë që betejën simbolike të përjashtuar nga sfera politike ta zhvendosin në një luftë reale të shprehur në formë të marrëdhënieve armiqësore si dhunë etnike.

 Në këtë tip, konflikti i vizioneve ideologjike i personifikuar tek partitë që garojnë për pushtet zëvendësohet me bashkëpunim të teknokratëve të arsimuar (ekonomistë, specialistë të opinionit publik…) dhe multikulturalistë liberal.

 Mendoj se ky tip i përgjigjet shumë paradigmës së angazhimit të bashkësisë ndërkombëtare në rastin e Kosovës e cila reflekton prioritetet strategjike të hegjemonisë brenda rendit të sistemit ndërkombëtar me modelin e saj ‘post-politik’ të shtetit ndërkombëtar të Kosovës në të cilin rregullimi dhe administrimi i jashtëm përjashton dhe zëvendëson procesin e brendshëm politik. Aty politika zëvendësohet me operacione paqeruajtëse dhe shtetformuese të depolitizuara.

 Politika agoniste

 Të dy qasjet e mëparshme (antagonizmi dhe konsensusi pa politikë) rezultojnë nga shkurtpamësia për të krijuar një sferë publike për grupe dhe bashkësi me qëndrime dhe interesa antagoniste. Qasja e parë nuk imagjinon dot mundësi për t’i angazhuar të dy bashkësitë, ndërsa e dyta mendon se ato do të mund të angazhohen vetëm nëse heqin dorë nga pozicionet e tyre antagoniste.

 Kur sfera publike mbyllet ndaj këtyre shprehjeve të interesave dhe aspiratave, ato në asnjë mënyrë nuk zhduken a zbehen, por në vend të ‘luftës’ simbolike në fushën politike dhe sipas rregullave të ‘lojës’ politike, ato gjejnë shprehje dhe dalje në luftë reale në të cilën palët polarizohen deri në antagonizma ku tjetri nuk është më kundërshtar legjitim, por armik të cilin duhet eliminuar.

 Andaj, për të zhvendosur këtë betejë nga mejdani real (ndërmjet armiqve) në atë simbolik (ndërmjet kundërshtarëve legjitim) duhet lejuar të shprehurit e vullnetit politik të popullit për diskutim në sferën publike. Kjo do të transformonte marrëdhëniet antagoniste ndër-etnike në marrëdhënie agoniste eventualisht ndërmjet identiteteve politike qytetare.

 Demokracia agoniste duhet të jetë pluraliste që garanton shprehje të vlerave dhe vullneteve politike për diskutim në sferë publike, se kjo luftën reale e transformon në luftë simbolike ku ‘tjetri’ konstruktohet si kundërshtar në ‘lojën’ që luhet sipas rregullave të caktuara. Kur vullneti politik të shprehet në këtë mënyrë nuk ka stimul që qëllimet dhe aspiratat politike të barten në fushën reale të luftës jashtë politikës, ku vullneti i ‘tjetrit’ nuk konsiderohet si legjitim dhe prandaj nuk tolerohet shprehja e tyre.

 Mirëpo, autorë që janë frymëzuar nga koncepti i Schmittit për politikën si Chantal Mouffe insiston se kategoria e ‘armikut’ që është transformuar në ‘kundërshtar’ nuk zhduket; ajo mbetet për të emërtuar ata të cilët nuk respektojnë ‘rregullat e lojës’ politike.

 Referenca: Žižek, Slavoj (1999) Carl Schmitt in the Age of Post-Politics. In Mouffe, Chantal (ed.) The Challenge of Carl Schmitt. Verso: London, pp.18-37.

Botuar tek: Gazeta Express me 22 maj 2009 http://www.gazetaexpress.com/index.php/artikujt/lexo/8286/C6/C112/ dhe

Trendet.net: http://trendet.net/www/2009/05/18/dialektika-e-marredhenieve-nderetnike-dhe-zizeku-ne-kosove/