gselaci.wordpress.com

Mbi librat “punë e madhe” dhe librat “ua!”

In Uncategorized on 11 March, 2018 at 17:47

Ka shkrime e libra që janë të shkruar aq mirë, sa që nji behane s’un ua gjen. Saktë, pedant, ngat përosunisë. Autori, duke qenë tepër i kujdesshëm për të prodhu një tekst pa të meta, shkruan vetëm gjëra të sakta dhe të tilla që e di se lexuesi pajtohet me to, ose së paku nuk i kundërshton ato. Lexuesi natyrisht, i lexon këta për arsye të ndryshme, por reagimi më i zakonshëm është “punë e madhe”.

Këta janë, natyrisht, libra pa zarar, por të kotë, njikohësisht. Pa zarar, sepse nuk janë të shkruar me qëllim për të mbyllur mendimin a sforcuar dogmën. Të kotë në një kuptim specifik: jo të padobishëm në kuptimin se nuk shërbejë për diçka (si përmbledhje dhe sistemim i informaciont dhe dijes, etj.), por në kuptimin se nuk shtyejnë kufinjtë mendimit, imagjinatës e as thellojnë njohjen. 

Shkrime të vlefshme, jo të kota pra, janë ato në të cilët mundesh me gjetë behane; në faqet e të cilit mundesh me vnu gishtin nëpër rreshta dhe me thanë: kjo është gabim, ktë nuk e kuptoj, atë nuk e pranoj, këtu ia ka huqë, aty e ka tepru, kjo s’mund të argumentohet, kështu nuk mund të thuhet, çka dreqin po don me thonë këtu autori, ose thjesht me thanë: ua!, hmm!, çkaa! joo!..

Eh, bash këta libra që na habisin, intrigojnë, provokojnë, përparojnë mendimin. Natyrisht, mund të jenë libra me zarar, nëse synojnë ta imponojnë një dogmë tjetër, ama to kotë jo se jo.

Libri i mirë asnjëherë nuk e pretendon të jetë lexim lehtë i pranuar dhe në përputhje të plotë me mendimin e lexuesit, por kërkon një lexues të edukuar i cili nuk e pret këtë prej një libri, dhe, duke lënë hapësira e vend për mospajtime, fton lexuesin që librin t’ia nënshtrojë shqyrtimit.

(Ka edhe lloje të tjera: si për shembull, të kotë – sipas kuptimit të lartëshënuar – dhe me zarar, sepse janë shkruar, të besohet në to; lexuesi i merr si rezultate absolute, finale a universale të dijes dhe kështu veç e forcon dogmën – këta duhet ja me i diegë, ja (nëse u duket tepër inkuizitore a homeiniane) me i ruajtë veç si artefakte e objekte studimi larg duarve t’publikut; pastaj libra që gjynah për drunjtë që janë pre për ta e për raftet që i mbajnë, e me radhë. Por, tjetër gjë është kjo.)

Advertisements

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s

%d bloggers like this: