gselaci.wordpress.com

Fjala e ndalueme me p…

In Uncategorized on 20 February, 2018 at 22:00

A e keni pa qysh do shqiptarë sot tuten me e përdorë atë fjalën me “p..” “Popull”, pra. Asht bo si fjalë e ndalume. E pistë, si me thanë. Që nga politikanë e intelektualë që preferojnë me thanë “qytetarë” (që tregon njërin kah të raportit të banorëve të një vendi me pushtetin politik, dmth se “qytetar” tregon një person si subjekt i një ligji, me të drejta e obligime), e deri te përkthyesit që kur ambasadori amerikan, ta zëmë, thotë “the people of kosova”, e përkthejnë “njerëzit e kosovës” (p.sh. si tek “njerëzit e kosovës meritojnë liberalizimin e vizave”, demek “jo bimët”, po, shih ti, “njerëzit”!).

Pse? Sepse, “popull” ju asocon me diçka të padëshirueshme: a s’janë thirë regjimet totalitare e diktaturat në të cilat kanë jetu shqiptarët bash n’emën të pushtetit të popullit?! Kështu, nji fjalë aq e bukur që shenjon nji ide aq përparimtare si fjala “popull”, si rrjedhojë, asht bo fjalë e ndalueme.

SOT, “pushteti popullor” asht zëvendësu me shprehjen: “demokraci”. Në fakt, kjo ka ndodhë qysh prej të nantëdhetave kur kena dashtë me u shkëputë nga regjimi i vjetër i “pushtetit popullor”. Atëbotë, kur në demostrata me dy gishta përpjetë në formë “V”-je kemi brohoritë “demokraci!”, kemi nënkuptu çlirim kombëtar, a fitore mbi pushtimin serb. Sot, saherë që e dëgjojmë “demokracinë” në televizor etj., ajo, ironikisht, shoqërohet me politikanë, zyrtarë të BE-së, e ambasadorë që na thonë se po angazhohen me t’madhe dhe pa pra për demokraci (dhe rend e ligj, meqë ra fajala) në këtë vend.

Sidoqoftë, “demokraci” me e përkthy në gjuhën tonë i bjen, hiq ma pak a ma shumë se “pushtet i popullit”. Se prej “pushtetit” dhe “popullit” s’ki kah ikë: populli ose ushtron pushtet ose ushtrohet pushteti mbi të.

Veç, të shpresojna që fjala “demokraci” të mos e ketë të njëjtin fat si të “pushtetit të popullit”; që një ditë të na bohet fjalë e ndalueme dhe e pistë, përdorimi i së cillës ka me na kujtu pushtetin e diktatorëve n’emën të demosit.

Advertisements

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s

%d bloggers like this: