gselaci.wordpress.com

Poezia asht… veç poezi

In Uncategorized on 3 February, 2018 at 14:59

E di se kena përfytyrim romantik për shkrimtarin. Por, iluzionet anash, shkrimtari mundet me qenë ja hyzmeqar, ja kundërshtar i regjimit politik ose sistemit shoqnor. Në t’dy rastet, profesioni i tij i detyrohet sistemit që mirëmbahet prej regjimit politik.

Shkrimtarët e sojit të parë i zbukurojnë e përligjin të ligat, padrejtësitë e shëmtitë. Ndërsa ata të sojit të dytë nuk pajtohen, por i kundërshtojnë ato me laps mbi letër. Në t’dy rastet, shkrimtari ua ban njerëzve ma të durueshme ashpërsinë e jetës në cilindo regjim politik a sistem shoqnor. Kaq!

A mos presim prej poetëve me na udhëheqë revolucionin, a me na e transformu shoqninë me rranjë?! Andej, qortimet e teprueme për shkrimtarët s’kanë kuptim. As lavdet!

Shkrimtarët le t’i lexojmë. Nëse na e lehtësojnë e zbukurojnë jetën, mirë! Le të mos u biem në qafë për diçka që asnjëhihere s’na premtuan.

Advertisements

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s

%d bloggers like this: