gselaci.wordpress.com

Archive for 2018|Yearly archive page

Kthimi i “Tre gjermanëve të trashë”?

In Uncategorized on 16 March, 2018 at 12:05
Seriali ikonik “Tre gjermanët e trashë” (KTV, 2004-7) ka qenë emision humoristik novator, satirë e guximshme për të pushtetshmit të jashtëm e të brendshëm, establishmentin mediokër të kohës, çoroditë e budallakitë tona dhe paaftësinë e arrogancën e të jashtëmve.
E mirëpres kthimin e serialit, me kusht që nuk degjeneron kryekëput në shërbim të marketingut dhe vardisjes pas pushtetit, por kthehet siç ka qenë në kohën kur emisionet bëheshin për publikun.
Në atë kohë, kapitalizmi hala nuk kishte depërtu thellë në logjikën e prodhimit medial si sot kur emisionet kishe-humoristike bëhen për marketing, reklamat futen në emision dhe s’di njeri se çka është reklamë e çka shou televiziv.
Dhe, për ma keq, në ato emisione futen edhe politikanë për të zgjatë shoun e tyre televiziv edhe mas lajmeve, intervistave e debateve të mbrëmjes.
Sot satira televizive asht zavendësu me bythëlëpirje të të pushtetshmëve dhe establishmentit. Edhe atë, faqja e zezë!, publikisht, në emisione kishe-humoristike në televizione kombëtare e publike.

Kosova, dhjetë vjet shtet: premtimi dhe realiteti

In Kosova, Uncategorized on 12 February, 2018 at 19:00

Botuar më 1 Shkurt 2018 në “Shenja”

Dhjetë vjet më parë, Kosova u shpall shtet me premtimin për pavarësi, sovranitet, demokraci, barazi para ligjit dhe anëtarësim në Bashkimin Europian (sipas Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës). Përvjetori i dhjetë i shpalljes së republikës është moment për të reflektuar se a dhe sa janë realizuar këto premtime.

Shtetësia e kontestuar

Mirëpo, në të vëretë shtetësia e Kosovës ende nuk është punë e kryer, përderisa ende kontestohet nga Serbia dhe aleati i saj Rusia, si edhe një numër shtetesh anëtarë të Bashkimit Europian. Shtetësia mbetet e kontestuar përderisa nuk sigurohen njohje të mjaftueshme për t’u pranuar në bashkësinë e shteteve të botës. Shtetësia e Kosovës është e kushtëzuar nga Serbia. Dialogu i mëtutjeshëm i Kosovës me Serbinë ka kuptim të plotë vetëm nëse mbaron me një marrëveshje për njohje të shtetit nga Serbia.

Read the rest of this entry »