gselaci.wordpress.com

“Republika në udhëkryq: Kosova në dekadën e parë të pavarësisë”

In Uncategorized on 24 December, 2017 at 00:02

23659280_10155868988783805_6055084043835550654_n

Libri “Republika në udhëkryq: Kosova në dekadën e parë të pavarësisë” (Logos-A, 2017) është një përmbledhje e komenteve dhe analizave që i kam bërë mbi zhvillimet politike e kulturore në vend në temat vijuese:

– Ndërtimi dhe mbikëqyrja e shtetit
– Politika dhe partitë
– Legjitimiteti dhe demokracia
– Identitetet dhe ndarjet shoqërore
– Mendimi dhe tradita
– Publikja dhe opinioni publik
– Fundamentalizmi dhe radikalizimi fetar

 

Nga parathënia e librit:

“Ky libër është një përmbledhje e një numri të përzgjedhur artikujsh që kam botuar në mediet shqipe që nga shpallja e shtetit të Kosovës e deri nga fundi i dekadës së parë të pavarësisë së saj. Ato janë komente për disa nga ngjarjet e zhvillimet e kohës dhe angazhim në debatet publike të kësaj periudhe dhjetëvjeçare mbi shtetin dhe shoqërinë e Kosovës dhe dilemat e saj në udhëkryqet e vendimeve përkitazi me drejtimet politike e kulturore të saj. Ndonëse nuk pretendoj se artikujt në këtë libër janë shkencorë, megjithatë, kam bërë përpjekje që të ndjeki një mënyrë të të shtruarit të çështjeve dhe një logjikë të zhvillimit të argumenteve të ndikuara nga shkollimi dhe trajnimi im në shkencat shoqërore.

Shpresoj se rëndësia e një libri të këtillë është se për brezat e ardhshëm do të jetë si një kronikë e shkruar në periudhën e hershme të lindjes së shtetit dhe shoqërisë tonë. Një shoqëri që e dëshiron përparimin, duhet t’i jepë kuptim ngjarjeve që ndodhin në të. Përndryshe, nuk ka për të mësuar asgjë nga historia e saj. Pavarësisht se çfarë shkruhet për ne dhe për vendin tonë, besoj se është tejet e rëndësishme ajo çfarë ne, qytetarët e shtetit dhe pjesëtarët e shoqërisë, shkruajmë për veten dhe lëmë të shkruar për brezat e ardhshëm. Kështu, së bashku ndërtojmë rrëfenjën për veten, të kaluarën dhe të tashmen tonë, për t’i dhënë kuptim përvojës dhe aspiratave tona si shoqëri. Kjo përmbledhje është bërë me qëllimin që idetë dhe pikëpamjet e paraqitura këtu t’i kontribuojnë ndërtimit të një rrëfenje të tillë dhe të shërbejnë si shenja udhëzuese në udhëkryqet e shoqërisë së re të republikës…

 

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: