gselaci.wordpress.com

Çfarë është kombi: teoria e përkufizimit dhe origjinës së kombeve

In Identiteti on 23 November, 2010 at 16:09

Gëzim SELACI

Përmbledhje. Kur përpiqen të përkufizojnë kombin, teoricienët (historianë, antropologë, sociologë e të tjerë) zakonisht analizojnë origjinën në kuptim të burimit dhe prejardhjes së tij. Ajo çfarë ata kërkojnë të gjejnë është konteksti socio-historik që ka zëvendësuar format e vjetra të identitetit grupor me identitetin kombëtar. Disa argumentojnë se ka qenë vetë procesi i modernitetit që nuk ka u ka lënë vend autoriteteve dinastike dhe fetare dhe ka detyruar një formë të re legjitimiteti për autoritetet më të gjera qendrore. Kjo zhvendosje ishte ndihmuar ose nga kapitalizmi i shtypit që mundësoi shpërndarjen e librave ne gjuhën ‘kombëtare’ (Anderson 2006) ose nga industrializimi dhe sistemi arsimor (Gellner 2006). Kjo qasje është emërtuar si ‘moderniste’ pasi që prejardhjen e identitetit kombëtar e gjen në kohën moderne në saje të procesit të modernizimit.

Teoricienët e tjerë pajtohen me supozimin qendror të modernistëve sipas të cilit kombi është dukuri moderne, mirëpo kësaj i shtojnë një vërejtje të rëndësishme: ata argumentojnë se kombet nuk kanë dalë nga asgjëkund, por lidhjet paramoderne etnike i kanë transformuar në identitete kombëtare (Smith 1991).

Ndërkaq, të tjerët formimin e kombeve e shohin si proces më subjektiv. Ata argumentojnë se identiteti kombëtar është pëlqimi i njerëzve për të vazhduar jetën në bashkësi dhe për t’u ndjerë pjesëtarë të të njëjtit komb. Ky solidaritet që çon te formimi i kombeve, një teoricien e ka cilësuar si formë e “referendumit të përditshëm.” (Renan 1990)

Kjo ese do të diskutojë nëse teoritë sociologjike, veçanërisht ajo moderniste dhe ajo etno-simboliste janë teori të vlefshme për të shpjeguar procesin e krijimit të kombeve të ndryshme që janë shfaqur në pjesë të ndryshme të botës dhe në kontekste të ndryshme. Veç kësaj, do të analizojë cilat janë raportet  kombit me format e tjera të identitetit grupor njerëzor, si ai etnik, gjuhësor, rajonal, fetar, e të tjerë. Më tutje, eseja do të këqyr ndikimin e proceseve në modernitet në lindjen e kombeve. A është shpjegim i mjaftueshëm dhe i kënaqshëm origjina etnike e kombeve, apo ka elemente të tjera të rëndësishme dhe rrethana që kanë mundësuar epokën e kombeve dhe shtet-kombeve. (Vazhdon…)

Botuar tek Trendet.net.

Advertisements

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: