gselaci.wordpress.com

Orientalizmi sot: a është orientalizmi i Saidit kritikë e vlefshme për analiza në botën e globalizuar?

In Globalizimi on 29 January, 2010 at 14:50

Gëzim SELACI

Përmbledhje Kjo ese argumenton se në botën në të cilën kufijtë kulturorë ndërmjet popujve po zbehen, kritika e Edward Said-it e orientalizmit e humb aftësinë të analizojë marrëdhëniet ndërmjet ‘Perëndimit’ dhe ‘Lindjes’. Megjithatë, ka disa implikime praktike të diskursit orientalist që akoma mbesin të gjalla në nivele qeveritare, institucione të sigurisë dhe media.

HYRJE

Qëllimi i kësaj eseje është që të tregojë se si koncepti i orientalizmit i zhvilluar nga Saidi është definuar ngushtë në kuptim të gjeografisë dhe është tepër përzgjedhës duke përjashtuar kështu studiues të rëndësishëm orientalistë gjermanë, francezë dhe britanikë. Andaj, ai koncept mund të kritikohet edhe në kohën kur është dhënë për herë të parë, lëre më në epokën e globalizimit shoqëror dhe kulturor. Megjithatë, ai shpjegon me sukses një pjesë të diskursit perëndimor që ndriçon mënyrën se si oksidenti ka ‘krijuar’ orientin pas periudhës së iluminizmit dhe akoma mbetet aktual në mesin e autorëve që përkrahin tezat e ‘përplasjes së qytetërimeve’ dhe ‘fundit të Historisë’, si dhe në politikën ndërkombëtare, veçanërisht në politikën e jashtme të SHBA në raport me ‘botën e tretë’, e dukshme sidomos pas 11 shtatorit 2001. Eseja gjithashtu diskuton relevancën e kritikës së Saidit në kohën bashkëkohore që po dëshmon ngritjen e shteteve të Lindjes, domethënë Kinës dhe Indisë. Ngritja e këtyre dy shteteve i ka kontribuar zhvendosjes së kufijve të imagjinuar ndërmjet Oksidentit dhe Orientit, duke e bërë kështu Lindjen—përkundër asaj që thotë Orientlizmi—jo vetëm subjekt, por lojtar në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe politikën globale.

Kjo ese është e ndarë në tre pjesë. Pjesa e parë e esesë do të diskutojë argumentin e Saidit në veprën e tij Orientalism (Orientalizmi). Pjesa e dytë do të diskutojë të metat apo dobësitë dhe kritikat kryesore të ‘orientalizmit’ siç e definon Saidi, në dritën e kritikave të Bernard Lewis, historian dhe specialist i Lindjes së Mesme, dhe Robert Irwin, specialist i historisë dhe kulturës së Lindjes së Mesme. Pjesa e tretë analizon implikimet kulturore dhe politike të ‘orientalizmit’ në marrëdhëniet mes ‘Perëndimit’ dhe ‘Lindjes’ në përgjithësi, dhe veçanërisht ndërmjet SHBA dhe Lindjes së Mesme.

Lexo artikullin e plotë KËTU.

Botuar te: Revista “URA”, Vjeshtë/Dimër 2009, Nr. 2/1 (3)

Advertisements

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: