Përshëndetje! Unë jam Gëzim Selaci, mësimdhënës në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës.
Lexoni esetë akademike që i kam botuar në revista shkencore, apo artikujt e shkurtër të botuar në gazeta.
Nëse jeni student, gjeni materiale të nevojshme për kurset e mia në klasën virtuale (paswordët përkatës ua komunikoj në klasë).
Për momentin jam duke shkruar disertacionin e doktoratës në Departamentin e Shkencave Politike në Shkollën e Doktoratës të Shkencave Politike, Politikave Publike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare pranë Universitetit të Europës Qendore në Budapest mbi temën: Legjitimiteti i administratave të përkohshme ndërkombëtare, çështje e cila më ka zgjuar interesim që nga përfundimi i tezës së magjistraturës në Qendrën për Studimin e Demokracisë në Departamentin e Politikës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare pranë Universitetit të Uestminsterit në Londër mbi Politikat e shtetndërtimit ndërkombëtar në Kosovë.
Më shkruani në gezimselaci@yahoo.com, më ndiqni në twitter dhe çfarë po lexoj.